Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë i ka shprehur urimet e saj Shqipërisë me rastin e Ditës së Flamurit, e cila shënohet më 28 nëntor, transmeton Anadolu.
Mesazhi i urimit i Turqisë për Shqipërinë thekson miqësinë e qëndrueshme dhe lidhjet e forta midis dy vendeve.
“Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë, aleatit dhe partnerit tonë strategjik, Shqipërisë”, shkroi ministria turke në platformën sociale të kompanisë amerikane X.
Dita e Flamurit festohet çdo 28 nëntor si festë në diasporën shqiptare, e cila përkon me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912 dhe ngritjen e flamurit shqiptar në Vlorë nga Ismail Qemali.

