VLEN: Me vizionin e Durmishit, 2500 qytetarë ndezën motorin e ekonomisë vendase!

2 Min. Leximi

Sot u hap një kapitull i ri për ekonominë vendase! Mbi 2.500 qytetarë morën guximin të nënshkruajnë kontratat për të nisur biznesin e tyre, duke e kthyer këtë ditë në një moment të lirisë ekonomike. Ky është çasti kur ëndrrat personale marrin formë konkrete dhe kthehen në motor të zhvillimit ekonomik.
Me 25 milionë euro investime në vitin 2025, dhe me mbështetje të posaçme për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç nga viti 2026, po hapet një horizont i ri për gjeneratën e sipërmarrësve të rinj. Ky është flamuri i progresit, rruga drejt një ekonomie të fortë dhe të drejtë, ku çdo qytetar bëhet krijues i së ardhmes së vet.
VLEN e sheh këtë hap si dëshmi të fuqisë së qytetarëve tanë, ata janë heronjtë e rinj të ekonomisë, energjia që do ta çojë vendin përpara. Njëkohësisht, VLEN vlerëson përkushtimin e Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, dhe drejtorit të Agjencisë për Punësi, Selajdin Beluli të cilët me vizionin dhe energjinë e po e kthejnë mbështetjen për sipërmarrjen në një politikë konkrete që prek jetën e mijëra qytetarëve. Ky është shembull i qartë se kur institucionet punojnë me përgjegjësi, rezultatet janë të prekshme dhe të fuqishme.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull