Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit u rrit dhjetë centimetra mbi mesataren

1 Min. Leximi

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit sot është në kuotën prej 693.39 metra mbi nivelin e detit, ose dhjetë centimetra mbi mesataren për muajin nëntor.

Normalizimi i nivelit të ujit është pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë goditur rajonin ditët e fundit. Për krahasim, vetëm dhjetë ditë më parë niveli i ujit në liqen ishte dhjetë centimetra nën mesataren mujore.

Temperatura e ujit sot arrin 13 gradë Celsius, ose pothuajse identike me mesataren për muajin nëntor e cila arrin 12.9 gradë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull