Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Fondit për Sigurim Shëndetësor, një nga institucionet më të rëndësishme të sistemit shëndetësor në vend.
Në fjalën e tij, Gashi theksoi rolin thelbësor që Fondi ka luajtur gjatë këtyre viteve në garantimin e shërbimeve cilësore dhe rritjen e qasjes së barabartë në kujdesin shëndetësor për qytetarët. Ai vlerësoi punën e palodhshme të të gjithë të angazhuarve në këtë institucion, duke e konsideruar Fondin si një shtyllë të rëndësishme të mirëqenies publike.
“Kisha kënaqësinë të marr pjesë në këtë jubile të rëndësishëm. Urime përvjetorin dhe mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Gashi.

