Fitorja e Jannik Sinner ndaj Novak Gjokoviçit në “Australian Open” do të mbetet në histori për një seri shumë të gjatë arsyesh. Së pari, 22-vjeçari nga Sesto Pusteria është italiani i parë që arrin në finale në Melburn, por jo vetëm kaq: është akti i parë final i një Slami në karrierën e tij të re, por tashmë të suksesshme. 6-1, 6-2, 6(6)-7, 6-3 me serbin që i duhet të ndërpresë një sërë suksesesh që kishin zgjatur për të në këtë turne për 33 ndeshje dhe që nga viti 2018, e për më tepër nuk ishte mundur kurrë në gjysmëfinale apo finale. Vetëm këto shifra mjaftojnë për ta bërë të qartë suksesin e italianit që arrin të mundë numrin një në botë. Janik Sinner bën të ëndërrojë të gjithë Italinë. Në finale ai do të përballet me fituesin e çiftit Medvedev-Zverev, që u zhvillua më vonë dhe që u fitua nga tenisti rus me një përmbysje të pabesueshme. Ishte Zverev që i fitoi dy setet e para, 7-5 dhe 6-3, duke krijuar idenë e një fitoreje të lehtë. Por Medvedev ka reaguar në një set të 3-të vendimtar, të fituar me “tajbrejk” 7-6, ashtu sikundër bëri edhe në setin e 4-t, duke barazuar kështu gjendjen e seteve në 2-2. Me ritmin e lojës që tashmë ishte kthyer në favor të tij, tenisti rus vijoi ta fitonte edhe setin e 5-të dhe të fundit, 6-3, dhe gjithë ndeshjen me shifrat 3-2 dhe duke siguruar vendin në finalen e madhe të së dielës, që do të ulë edhe siparin e “Australian Open” për këtë vit.
“Australian Open” njeh finalistët

Ndani këtë artikull
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -


