Arrestohet drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi – dyshohet për marrje ryshfeti për fondet IPARD

1 Min. Leximi

Në një aksion të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, sot pas orës 13:00 është arrestuar drejtori U.D. i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Sipas informacioneve jozyrtare, ai dyshohet për marrje ryshfeti nga një aplikant në këmbim të ndërrmarrjes së një kontrate për mbështetje financiare përmes programit IPARD.

Marrja e ryshfetit është konstatuar me ndihmën e parave të shënuara, të cilat janë përdorur gjatë aksionit për të dokumentuar veprën.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull