Seanca për votimin e Glauk Konjufcës mund të thirret më 15 nëntor?

2 Min. Leximi

Seanca e Kuvendit për votimin e Glauk Konjufcës kryeministër mund të mbahet më 15 nëntor, në rast se Kuvendi e shfrytëzon në tërësi afatin 15 ditor për thirrjen e seancës. Kështu ka bërë të ditur hulumtuesi në KDI, Vullnet Bugaqku, duke theksuar se mundësitë janë minimale që ai të votohet për kryeministër.“Nëse shfrytëzohet në tërësi afati 15 ditor, atëherë seanca duhet të mbahet me datë 19 nëntor 2025”, tha Bugaqku. Por, gjasat që Glauk Konjufca, mandatar për kryeministër i emëruar nga presidentja Vjosa Osmani, të formojë Qeverinë e re të Kosovës, duken minimale”, ka thënë ai për Gazetën Blic.Por përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje për të krijuar ekzekutivin, sipas analistëve rrezikon të sjellë edhe një tjetër bllokim politik.Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti më 4 nëntor është tërhequr, duke mandatuar kështu Glauk Konjufcën për mandatar për kryeministër.Të njëjtin e ka mandatur edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila në konferencën për media që thirri po të njëjtën ditë në ora 19:00, tha se ajo ka vepruar në përputhje me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe se po ashtu LVV dhe Konjufca e kanë bindur se kanë gjasat që të sigurojnë 61 votat për ta formuar Qeverinë. Vota këto të cilat Albin Kurti i mandatar i parë nuk i siguroi në seancën e 26 tetorit nuk arriti të i marrë votat e mjaftueshme, pra 61 për ta formuar Qeverinë, ndonëse partia e tij doli e para nga zgjedhjet e 09 shkurtit 2025Kryeministri që qeverisi në Kosovë për më shumë se katër vjet, mori vetëm 56 vota nga 120 deputetë që ka parlamenti i Kosovës. Kurtit i duheshin të paktën 61 vota, si minimumi i nevojshëm. 52 deputetë të partive të deritashme opozitare votuan kundër, ndërsa 4 abstenuan.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull