Kurti: Suksesi në zgjedhjet lokale është konfirmim i qeverisjes së mirë të VLEN-it

1 Min. Leximi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar koalicionin shqiptar **VLEN** për fitoren në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ky rezultat është dëshmi e qeverisjes së mirë dhe e vullnetit për ndryshim te qytetarët shqiptarë.

Në një status në rrjetet sociale, Kurti tha se VLEN-i ka arritur të fitojë në dhjetë komuna, nga Çairi në Tetovë, duke përmendur me mirënjohje fitoren e Izeti dhe Bilallit. Ai vlerësoi se gjatë 15 muajve në pushtet, VLEN-i ka qeverisur me “duar të pastra, pa korrupsion e skandale”, duke sjellë një frymë të re në politikë.

Sipas Kurtit, kjo qeverisje ka ndihmuar edhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përmes takimeve të përbashkëta të qeverive dhe menaxhimit të koordinuar të kufirit.

“Qeveria e Kosovës mirëpret zhvillimet demokratike në Maqedoninë e Veriut, si dëshmi e perspektivës evropiane të partnerit dhe aleatit tonë”, përfundoi Kurti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull