Trump: Lufta e Izraelit në Gaza ka përfunduar zyrtarisht

1 Min. Leximi

Të hënën vetëm pak minuta pasi grupi palestinez Hamas përfundoi lirimin e të 20 pengjeve të gjalla izraelite që mbaheshin në enklavën bregdetare, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se lufta e Izraelit në Rripin e Gazës së rrethuar ka mbaruar zyrtarisht, transmeton Anadolu.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

I pyetur nga një gazetar nëse lufta ka përfunduar, Trump tha shkurt “po”, ndërsa përgatitej t’u drejtohej ligjvënësve izraelitë në Knesset.

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Kassam, përfundoi sot lirimin e 20 pengjeve të gjalla izraelitë, sipas një korrespondent të AA-së.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Pengjet iu dorëzuan në dy grupe ekipeve të Kryqit të Kuq në Rripin e Gazës.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit 20-pikëshe të Trumpit midis Izraelit dhe Hamasit, në këmbim të pengjeve të liruara izraelite është duke u zhvilluar edhe lirimi i 1.968 të burgosurve palestinezë, përfshirë 250 të dënuar me burgim të përjetshëm.

Sot ka filluar edhe lirimi i të burgosurve palestinezë ndërsa autobusët janë larguar nga burgjet izraelite për në Gaza dhe Bregun Perëndimor, tha Zyra e medias për të burgosurit palestinezë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull