Elmazi luan ndeshje futbolli: Golin e fitores në Saraj e shënojmë me një zë më 19 tetor

1 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, zhvilloi një ndeshje futbolli me banorët e fshatit Arnaqi, ku atmosfera u mbush me lojë, energji dhe shoqëri të mirë.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Shënuam shumë gola sonte, por golin e fitores do ta shënojmë së bashku më 19 tetor, duke rrethuar numrin 7 me një zë”, u shpreh Elmazi.

Ai theksoi se përmes aktiviteteve të tilla dëshiron të përcjellë mesazhin e bashkimit dhe solidaritetit, që sipas tij janë çelësi për të sjellë ndryshimin e pritur në Saraj.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull