Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një vizitë në Poliklinikën e Hasanbegut, ku është njohur nga afër me punën dhe sfidat e stafit shëndetësor.

“Kisha kënaqësinë të vizitoj Poliklinikën e Hasanbegut, ku pata mundësinë të takoja udhëheqësit dhe të njihem me sfidat e përditshme që ata përballen”, ka shkruar Gashi në një postim në rrjetet sociale.

Një ndër momentet e veçanta të vizitës, sipas tij, ishte takimi me Vaid Fazlijin, i cili së fundmi ka filluar punë në poliklinikë.

“I urova atij suksese në punën e tij të përkushtuar, që është një frymëzim për të gjithë ne,” tha kryeparlamentari.

Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara dhe përfshirjes së tyre në jetën profesionale.

“Me këtë vizitë, theksova rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes së personave me aftësi të kufizuara në çdo ambient pune,” përfundoi Gashi.