Izraeli ka ofruar të ndalojë sulmet në Rripin e Gazës për dy muaj në këmbim të lirimit të të gjithë të burgosurve të mbajtur nga lëvizja palestineze Hamas.
Duke cituar deklaratat e zyrtarëve izraelitë të paidentifikuar, portali me bazë në ShBA “Axios” raporton se Izraeli i ka ofruar një “armëpushim” të ri Hamasit, shkruan TRT Balkan Albanian.
U theksua se administrata e Tel Avivit kishte ofruar të pezullonte sulmet në Gaza për dy muaj në këmbim të lirimit të të gjithë të burgosurve nga Hamasi.
I njëjti burim raporton se propozimi izraelit nuk përfshin një armëpushim të përhershëm në Gaza dhe se ai i është dërguar Hamasit përmes Katarit dhe Egjiptit.
Zyrtarët izraelitë thuhet se deklaruan se po prisnin një përgjigje nga Hamasi, por ishin optimistë të matur se mund të arrihet përparim në ditët në vijim.
Gjithashtu, thuhet se nëse arrihet një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve, faza e parë do të ishte lirimi i grave, burrave mbi 60 vjeç dhe atyre me gjendje kritike shëndetësore.
Zyrtarët izraelitë citohen të kenë thënë se, sipas marrëveshjes së propozuar për shkëmbimin e të burgosurve, Izraeli dhe Hamasi do të bien dakord paraprakisht se sa të burgosur palestinezë do të lirohen në këmbim të secilit të burgosur izraelit.
Hamasi demanton propozimin
Hamasi nuk ka marrë një propozim për një armëpushim dymujor në Gaza nëpërmjet ndërmjetësve, tha një zyrtar mediatik për grupin e rezistencës palestineze për Anadolu Agency (AA)
Duke folur për një korrespondent të Anadolu, Walid Kilani, Zëdhënësi i mediave për Hamasin në Liban, Walid Kilani, në deklaratë për AA-në, tha se ofertën e kishte parë në platformat mediatike, por grupi i tij “nuk e ka marrë atë zyrtarisht”.
Ai theksoi se “kushti kryesor i Hamasit është një armëpushim i plotë dhe gjithëpërfshirës, jo një armëpushim i përkohshëm”.
Nëse pranohet ky kusht, atëherë mund të bisedohet për shkëmbime të të burgosurve në grupe, shtoi Kilani.
Izraeli vlerëson se Hamasi mban 136 izraelitë në Gaza.