Mexhiti: Sot, përfundimisht mbyllëm deponinë ilegale, në Nikushtak

1 Min. Leximi

Banorët e fshatit Nikushtak më në fund panë të realizuar një nga kërkesat e tyre më të mëdha.
“Duke u bazuar në Ligjin për Administratën Shtetërore dhe Ligjin për Mjedisin, duke respektuar parimin e mbrojtjes së lartë dhe të parandalimit të pasojave të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin publik, sot nënshkruajta urdhëresën për mbylljen e lokacionit jostandard të hedhjes së mbeturinave në fshatin Nikushtak, Komuna e Likovës.

Ky vendim u mor për të parandaluar pasojat e dëmshme që shkaktohen nga depozitimi i pakontrolluar i mbeturinave, dhe për të siguruar një nivel më të lartë të mbrojtjes së mjedisit jetësor.

- Advertisement -

Qëllimi ynë është të krijojmë kushte më të mira, ambient të pastër e të shëndetshëm për qytetarët tanë. Dhe si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, mbetem i përkushtuar në zbatimin e politikave që mbrojnë natyrën, shëndetin dhe cilësinë e jetës”, ka shkruar Mexhiti,

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull