VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në dhe BDI-në për zjarrvënie

1 Min. Leximi

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE përmes një reagimi akuzon LSDM-në dhe BDI-në për zjarrvënie, duke konstatuar se Ali Ahmeti, Artan Grubi, Venko Filipçe dhe Ana Çupeska janë në shërbim të së keqes. Sipas kësaj partie, LSDM-ja dhe BDI-ja janë të fundit që kanë të drejtë të flasin për aftësi.
“Me vite e shkatërruan shtetin dhe sot, në vend që të ofrojnë zgjidhje, luajnë rolin e viktimës dhe përhapin panik”, akuzon VMRO-DPMNE. Sipas kësaj partie, populli moti e ka identifikuar LSDM-në se është në koalicion me forca të errëta të së keqes, kriminelë, oligarkë dhe shkatërrues të institucioneve. “Ata janë frymëzuesit kryesore dhe nxitësit e zjarreve në vend, literalisht dhe politikisht”, reagon VMRO. Partia maqedonase në pushtet thotë se populli ua mbylli dyert dhe tani tentojnë të ndezin zjarre politike dhe të mbijetojnë. “Koha e piromanëve ka kaluar, pason koha e drejtësisë dhe e përgjegjësi”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull