NBA/ Boston mbron kreun në Konferencën e Lindjes, Miami në krizë

1 Min. Leximi

Kampionët e Denver fituan 113-104 ndaj Washington dhe i afrohen gjithnjë e më shumë kreut të renditjes në Perëndim. Ndeshje e kontrolluar nga lojtarët e Nuggets, ku u dallua Nikola Jokic, autor i 42 pikëve dhe 12 rebound.

Rikthehet te fitorja ekipi i Lakers, që mundi 134-110 Portland. Russell me 34 pikë e James me 28 pikë ishin dy më të mirët për Lakers.

- Advertisement -

Fiton edhe ekipi tjetër i Los Anxhelos, ai i Clippers, që mundi 125-114 Brooklyn.

Harden me 24 pikë e Westbrook me 23 u dalluan për vendasit.

Humbja e tretë radhazi për Miami, që u mund 105-87 nga Orlando në derbin e Florida.

Të gjithë titullarët e Orlando realizuan mbi 10 pikë. Boston konsolidon kreun e renditjes në Lindje, shkëputur ndjeshëm nga rivalët, pas fitores 116-107 në fushën e Houston.

- Advertisement -

Për Celtics u dallua Porzingis, autor i 32 pikëve.

Rezultatet

Clippers – Brooklyn 125-114

Orlando – Miami 105-87

Washington – Denver 104-113

Houston – Boston 107-116

Phoenix – Indiana 117-110

Lakers – Portland 134-110

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull