Premtime mbi tokë, dështime nëntokë/ Parkingu nëntoksor që kurr nuk u ndërtua në Strugë

2 Min. Leximi

Çdo qytet ka projekte që shënojnë kthesë për zhvillimin urban. Për Strugën, një prej tyre duhej të ishte parkingu nëntokësor në qendër të qytetit, një projekt i cili ka vite të tëra që prezantohet si zgjidhje moderne për problemin e përhershëm të mungesës së hapësirave për parkim.

Udhëheqësia lokale, në vitin 2017 gjatë fushatës zgjedhore, paralajmëroi ndërtimin e një parkingu nëntokësor në sheshin qendror përmes partneritetit publiko-privat. Po ashtu, në vitet 2018 dhe 2019, qytetarëve iu tha se punimet ishin gati të fillonin, madje u përmend se ishte realizuar edhe sondazhi gjeomekanik për dy kate nëntokësor. Në terren megjithatë, asnjë ndryshim.

- Advertisement -

- Advertisement -

Sot jemi në vitin 2025 dhe projekti ende nuk ekziston, përveçse si një ide e vjetër e prezantuar me shumë bujë. Në vend të parkingut modern, qytetarët përballen çdo ditë me bllokada të trafikut, parkime të improvizuara dhe hapësira publike të zëna nga automjete. Ndërkohë, parkingjet e paligjshme vazhdojnë të funksionojnë duke gjeneruar të ardhura për individë të caktuar, ndërsa komuna mbyll sytë.

Ky dështim nuk është vetëm i një individi apo një mandati të vetëm, por rezultat i qeverisjeve të njëpasnjëshme që për më shumë se 10 vite nuk arritën të realizojnë një nga nevojat më elementare për qytetin. Premtimi për parking nëntokësor është shembulli më i qartë se si Struga ka ngecur mes deklaratave politike dhe realitetit të hidhur të mungesës së veprave.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull