Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marrë pjesë në hapjen e shtabit të VLEN-it në Sllupçan të Komunës së Likovës, së bashku me drejtuesit e tjerë të koalicionit.
“Zgjedhjet lokale janë festë, sepse qytetarit i jepet mundësia që me votë të dënojë gjithçka që politikanët e kanë bërë keq”, theksoi Ibrahimi, duke shtuar se Komuna e Likovës ka qenë njëra prej komunave që ka vuajtur më së shumti nga pakujdesia e pushtetit.
Ai tha se ka ardhur koha që ndryshimi i bërë më 8 maj 2024 nga VLEN të ndihet edhe në pushtetin lokal. Sipas tij, Nexhmedin Sadiku është kandidati i duhur që do t’i prijë këtij ndryshimi në Komunën e Likovës.