Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së, ka kritikuar qeverinë për ndryshimet në strukturën e këshilltarëve në komuna, duke theksuar se ato janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
“Qeveria po shkel parimin e përfaqësimit të drejtë në komuna, duke ulur numrin e këshilltarëve, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet”, tha Ademi, duke theksuar se ky veprim minon përfaqësimin e qytetarëve dhe transparencën në qeverisjen lokale.