Kandidatët e pavarur me vetëm dy nënshkrime në zgjedhjet lokale

1 Min. Leximi

Kandidatët e pavarur në zgjedhjet lokale do të mund të kandidojnë me vetëm dy nënshkrime nga zgjedhësit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) miratoi Rregulloren e re, pas dështimit të Kuvendit për të ndryshuar Kodin Zgjedhor lidhur me këtë çështje.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, megjithëse mendon se kandidatët e pavarur duhet të kenë të drejtë të paraqiten edhe pa nënshkrime, tha se do ta mbështesë rregulloren, duke theksuar se procesi zgjedhor nuk mund të vonohet apo të ndalet.

- Advertisement -

Sipas anëtarit të KSHZ-së, Aleksandar Dashteski, nënshkrimet do të mblidhen në degët dhe zyrat rajonale të KSHZ-së, duke nisur 10 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve dhe duke zgjatur 15 ditë, në orarin 08:30–16:30.

- Advertisement -

Vitin e kaluar, Kuvendi kishte rritur pragun në 1% të trupit zgjedhor, por Gjykata Kushtetuese i anuloi disa nene të Kodit Zgjedhor, duke lënë paqartësi mbi mënyrën e kandidimit të pavarurve. Javën e kaluar, deputetët nuk arritën të miratojnë as propozimin e ri për një prag prej 0,95%.

Ndërkohë, iniciativat “Qyteti i Gjelbër Human” dhe “Të Pavarurit së Bashku” kanë nisur procedurat për t’u shndërruar në parti politike.(INA)

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull