Kandidati i pavarur për Strugën Qyra takohet me Gashin, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

1 Min. Leximi

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) dhe kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, është takuar me kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi.

Qyra shprehu falënderime për bashkëpunimin e deritanishëm mes tij, në rolin e kryetarit të OEMVP-së, dhe institucionit që drejton Gashi, duke theksuar nevojën që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe të forcohet më tej në interes të komunitetit të biznesit.

- Advertisement -

Nga ana e tij, Gashi shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e krijuara deri më tani, si dhe për afërsinë me OEMVP-në. Ai gjithashtu i uroi Qyrës suksese në garën për kryetar të Strugës.

- Advertisement -

Të dy palët premtuan vazhdimin e bashkëpunimit në fushat përkatëse, duke i uruar njëri-tjetrit shëndet dhe mbarësi./Zyrtare.net/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull