Ibrahimi në përvjetorin e vërshimeve në Hasanbeg: Shpresojmë që ngjarje të këtilla të mos përsëriten kurrë

1 Min. Leximi

Sot shënohen 9 vite nga vërshimet e rënda që goditën lagjen Hasanbeg të Shkupit më 6 gusht 2016, ku humbën jetën tragjikisht 23 persona. Me këtë rast, kryetari i Alternativës dhe njëherësh një nga drejtuesit e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, përmes një statusi në rrjete sociale ka përkujtuar këtë ngjarje të rëndë që tronditi mbarë vendin.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Ishte kjo një ngjarje që na tronditi të gjithëve dhe na përkujtoi për vlerat e domosdoshme të cilat nuk duhet t’i humbasim: humanizmi, solidariteti dhe e mira e përgjithshme”, shkruan Ibrahimi.

Ai shtoi se kjo ditë duhet të shërbejë si kujtim për viktimat dhe si thirrje për më shumë përkujdesje institucionale e njerëzore ndaj komuniteteve në rrezik.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Sot e kujtojmë atë ngjarje duke u lutur për shpirtrat e viktimave. Shpresojmë që ngjarje të këtilla të mos përsëriten kurrë”, përfundon mesazhin e tij Zeqirija Ibrahimi.

Ngjarja e vitit 2016 mbetet ndër më të rëndat në historinë e re të Maqedonisë së Veriut, ndërsa përvjetorët e saj shërbejnë për reflektim dhe kujtim të vlerave njerëzore.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull