Sukses i madh i mundësit shqiptar në Turqi: Abdulaziz Azizi fiton medaljen e argjendtë në Artvin

1 Min. Leximi

Në Turneun Ndërkombëtar të mundjes të mbajtur në Artvin të Turqisë, mundësi Abdulaziz Azizi ka arritur një sukses të madh duke fituar medaljen e argjendtë, të cilën ai e cilësoi “me shkëlqim ari”.

Përveç Azizit, edhe mundësit Dardan Bela dhe Endrit Sulejmani treguan nivel të lartë gare, duke u renditur në vendin e pestë mes një konkurrencë të fortë ku morën pjesë sportistë nga disa prej shteteve më të fuqishme në këtë sport: Gjeorgjia, Ukraina, Uzbekistani, Irani, Azerbajxhani, Kazakistani, Kosova, Maqedonia e Veriut, Turqia, Ingushetia, Kirgistani dhe Dagestani.

- Advertisement -

Ky rezultat konfirmon potencialin dhe përkushtimin e mundësve shqiptarë në arenën ndërkombëtare dhe ngrit pritshmëritë për garat e ardhshme.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull