Mexhiti vizitoi Shoqatën e Pensionistëve në Çair: Ata meritojnë dinjitet, jo mëshirë, rritja e pensioneve është vetëm fillimi

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të Çairit, ku theksoi se pensionistët janë shtylla e shoqërisë dhe meritojnë respekt, dinjitet dhe barazi.

“Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë, por për dinjitet dhe e meritojnë plotësisht. Brenda vetëm një viti, pensionet janë rritur me 7.000 denarë, si dëshmi se politika mund të jetë mjet i dinjitetit dhe drejtësisë, jo i harresës”, u shpreh Mexhiti.

- Advertisement -

Ai shtoi se kjo është vetëm pika e nisjes për investime serioze në shëndetin, kujdesin dhe mirëqenien e gjeneratës së vjetër, duke paralajmëruar ndërtimin e infrastrukturës më moderne, shërbime më cilësore dhe qasje të barabartë për çdo pensionist.

- Advertisement -

“Ju faleminderit për urtësinë, përvojën dhe besimin që na jepni. Së bashku po ndërtojmë një të ardhme që e nderon të shkuarën dhe e vlerëson çdo kontribut”, tha Mexhiti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull