Bashkim Bakiu kandidat i VLEN për Qytetin e Shkupit

1 Min. Leximi

Shkup, 31 korrik – Koalicioni VLEN ka përzgjedhur Bashkim Bakiun si kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet lokale të nëntorit.

Kandidatura e Bakiut është dakorduar mes partive të koalicionit dhe pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. Aktualisht, Bashkim Bakiu ushtron detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve të Përgjithshme në Qendrën Klinike Universitare në Shkup.

- Advertisement -

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut pritet të mbahen në nëntor të këtij viti, ndërsa VLEN tashmë ka shpallur shumicën e kandidatëve në komunat shqiptare. (INA)

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull