Joao Felix firmos me Al-Nassr

1 Min. Leximi

Futbollisti portugez Joao Felix ka kompletuar transferimin nga Chelsea te Al-Nassr në Arabinë Saudite.

Dëmshpërblimi fillestar për këtë lëvizje kap vlerën e 30 milionë eurove, por me bonuse shuma mund të arrijë deri në 50 milionë euro.

- Advertisement -

Felix ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën saudite, ku aktivizohet edhe Cristiano Ronaldo. Pikërisht Ronaldo ka luajtur rol kyç në bindjen e Felixit për t’u transferuar në Arabi, duke bërë që ai të heqë dorë nga kthimi në Portugali.
Mesfushori ofanziv, i cili dikur vlerësohej si një prej talenteve më premtuese, ka luajtur më parë për Benficën, Atletico Madridin, Chelsean, Barcelonën dhe së fundmi për Milanin. Megjithatë, në moshën 25-vjeçare, ai ende nuk ka arritur nivelin që i parashikohej. Tani, karrierën do ta vazhdojë në Ligën Saudite.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull