Zjarri përfshin sërish deponinë mes Shuto Orizares dhe Vizbegut, digjen goma, tymi i zi mbulon lagjet përreth

1 Min. Leximi

Një tjetër zjarr ka përfshirë deponinë e hapur mes Shuto Orizares dhe Vizbegut në Shkup. Pamjet tregojnë re të dendura tymi të zi që ngrihen nga vatra e zjarrit, duke mbuluar një pjesë të konsiderueshme të lagjeve përreth.

Sipas asaj që shihet, po digjen kryesisht goma, gjë që e bën situatën edhe më shqetësuese për banorët përreth dhe për mjedisin.

- Advertisement -

Në vendngjarje kanë dalë forcat zjarrfikëse me katër automjete, ndërsa në aksion janë përfshirë edhe dy automjete të Ndërmarrjes “Higjiena Komunale”. Komandanti i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski, konfirmoi se ekipet janë në terren dhe po bëjnë përpjekje intensive për ta vënë situatën nën kontroll.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull