Mbi 200 mijë banesa të pabanuara në Kosovë

2 Min. Leximi

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar raportin e radhës me titull “Të dhënat për banesat dhe ndërtesat sipas komunave”, që vjen si rezultat i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave 2024.

Sipas të dhënave të ASK-së në Kosovë ekzistojnë gjithsej 581,095 banesa. Prej tyre, 356,959 janë të banuara nga një ose më shumë banorë, ndërsa 207,165 banesa, që përbëjnë 35.7% të totalit, janë të pabanuara.

- Advertisement -

“Sipas të dhënave të publikuara, në Kosovë ka gjithsej 581,095 banesa. Nga to, 356 959 janë të banuara nga një ose më shumë banorë, ndërsa 207 165 banesa (ose 35,7%) janë të pabanuara, përfshirë ato të destinuara për shitje, qira apo përdorime të tjera”, thuhet në raportin e ASK-së.

Të dhënat ofrojnë një pasqyrë të detajuar për strukturën e banesave dhe ndërtesave në nivel kombëtar dhe komunal, duke përfshirë disa indikatorë kyç si: numri i banesave sipas komunave, tipi i vendbanimit (urban apo rural), statusi i banesave (të banuara apo të pabanuara), mënyrat e furnizimit me ujë dhe shkarkimit të ujërave të zeza, mënyra e ngrohjes, si dhe numri i dhomave në banesat e zakonshme.

Këto përfshijnë banesat që janë të destinuara për shitje, dhënie me qira apo për përdorime të tjera.

Publikimi i këtyre statistikave ofron një pasqyrë të qartë mbi zhvillimet në sektorin e ndërtimit dhe mbi përmirësimin e kushteve të jetesës në fushën e banimit në Kosovë.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull