Faruk Nevzati denoncon vonesat e Kryetares së Shkupit për vendimet tatimore në Çair: “Një lojë tinzare ndaj qytetarëve”

1 Min. Leximi

Faruk Nevzati ka ngritur shqetësime serioze lidhur me sjelljen e Kryetares së Qytetit të Shkupit dhe administratës tatimore të qytetit, duke i akuzuar se po bëjnë një lojë të padrejtë ndaj banorëve të Çairit në aspektin e politikës tatimore. Nevzati thekson se, ndonëse sipas ligjit qytetarët duhet të marrin vendimin për tatimin mbi pronën deri më 31 mars, jemi futur tashmë në korrik dhe këto vendime ende nuk janë dorëzuar.


Ai paralajmëron se ky vonim mund të çojë në detyrime të menjëhershme deri më 15 nëntor dhe më pas në bllokim të llogarive të qytetarëve nga përmbaruesit, duke i penalizuar në mënyrë të padrejtë.

- Advertisement -

Nevzati përkujton se banorët e Çairit kanë paguar mbi 2 milionë euro tatime mbi pronën vetëm gjatë gjashtë viteve të fundit, pa marrë kthim në investime kapitale, dhe se praktikat e tilla tinzare vetëm sa ulin motivimin e qytetarëve për të qenë të rregullt në pagesat e tyre.

“Kjo qasje përçmuese ndaj banorëve të Çairit duhet të përfundojë”, përfundon Nevzati në reagimin e tij.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull