Komuna e Çairit hap Thirrjen Publike për mbështetje të sportit në vitin 2025

1 Min. Leximi

Shkup, 27 qershor – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka njoftuar shpalljen e Thirrjes Publike për mbështetje financiare të klubeve dhe shoqatave sportive për vitin 2025, në funksion të përkrahjes së vazhdueshme për zhvillimin e sportit lokal, përcjell zhurnal.

Ganiu theksoi se qëllimi i kësaj thirrjeje është përmirësimi i cilësisë sportive, nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në aktivitete rekreative si dhe promovimi i vlerave të shëndetshme në komunitet.

- Advertisement -

“Të drejtë aplikimi kanë të gjitha klubet dhe shoqatat sportive të regjistruara në territorin e Komunës së Çairit, në përputhje me kriteret ligjore dhe rregulloren përkatëse. Afati për aplikim është 8 ditë nga dita e shpalljes,” theksoi Ganiu.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet i plotë, sipas udhëzimeve të publikuara në faqen zyrtare të Komunës: www.cair.gov.mk.

Kryetari Ganiu përmbylli ftesën e tij me mesazhin se zhvillimi i sportit është investim në të ardhmen e përbashkët, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes institucionale për sportin vendor.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull