Vrasja e Vanjës, PTHP: Hetim kundër një personi për ndihmë në kryerjen e veprës së rëndë penale

1 Min. Leximi

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ndërmarrë veprime urgjente për të verifikuar pretendimet e bëra nga një i akuzuar gjatë seancës së djeshme të gjykimit për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit. Me urdhër të prokurorit publik, një person është privuar nga liria dhe kundër tij është ngritur hetim për “ndihmë ndaj kryerësit të veprës penale pas kryerjes së vepërs penale” në përputhje me nenin 365, paragrafi 3 të Kodit Penal.
Për të siguruar të dyshuarin deri në përfundimin e procedurës, thuhet në kumtesë, prokurori publik kompetent i ka paraqitur Gjykatës Themelore Penale në Shkup propozim për përcaktimin e masave paraprake – që t’i sekuestrohet përkohësisht dokumenti i udhëtimit dhe të përcaktohet ndalimi për lëshimin e tij, si dhe të përcaktohet që të paraqitet herë pas here te një person zyrtar në gjykatë.

Z.D., i punësuar në Bankën Popullore, dje u ndalua me dyshimin se ka marrë dhe shkatërruar çantën e shpinës në të cilën, sipas pretendimeve të të akuzuarit Velibor Manev, ishte fshehur arma e zjarrit me të cilën janë vrarë Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull