Përçarje në BDI? Lindita Qazimi e thumbon publikisht Bujar Osmanin pas statusit enigmatik “BASHKË”

2 Min. Leximi

Ish ministri i Jashtëm dhe një nga figurat më të njohura të BDI-së, Bujar Osmani, ka publikuar një status enigmatik në Facebook me vetëm një fjalë: “BASHKË…!” shoqëruar me një emoji muskulor. Por statusi i tij ka ndezur reagime të menjëhershme, madje edhe nga vetë radhët e partisë opozitare.

Ish zëvendësministrja e Arsimit, Lindita Qazimi, nuk ka qëndruar indiferente ndaj postimit të tij të paqartë. Në një koment ajo e pyet Osmanin: “Po po veç me kënd bashkë na sqaro më shumë o Bujar Osmani”, duke i kujtuar se “pa u bashkuar fryma dhe ideologjitë e njëjta politike, qetësi në skenën politike nuk do të ketë”.

- Advertisement -

Qazimi nuk ndalet me kaq. Ajo i përplas në sy realitetin e përçarjes brenda BDI-së dhe i tërheq vëmendjen se politika shqiptare nuk është kostum që veshet sipas interesave ditore. Komenti i saj është interpretuar si një sinjal i qartë për krizat e brendshme dhe mungesën e kohezionit në BDI, ku duket se çdo ish funksionar po lëviz në drejtimin e vet, duke e lënë partinë në një gjendje të paprecedentë përçarjeje dhe çoroditjeje.

Kjo përplasje publike mes figurave të larta të BDI-së nuk është vetëm simptomë e një partie në opozitë, por shenjë e mungesës së një vizioni të përbashkët dhe të sinqertë, në një kohë kur shqiptarët presin më shumë transparencë dhe përgjegjësi politike.

“BASHKË”… po me kë, Bujar? është pyetja që tani po bëjnë jo vetëm qytetarët, por edhe bashkëpartiakët e tij.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull