Komuna e Çairit miraton vendime pune për forcimin e administratës

1 Min. Leximi

Komuna e Çairit ka miratuar sot 10 avancime dhe 11 vendime të rëndësishme me qëllim të forcimit të administratës dhe rritjes së sigurisë institucionale për të punësuarit.

Kryetari i Komunës, Visar Ganiu, deklaroi se këto masa synojnë krijimin e një strukture më të qartë dhe të drejtë, që garanton një ambient pune të qëndrueshëm dhe respektues për secilin punonjës.

- Advertisement -

“Këto masa përfshijnë standardizimin e praktikave të brendshme, përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e transparencës dhe forcimin e mekanizmave të mbështetjes profesionale,” tha Ganiu.

Sipas tij, përmes këtyre vendimeve është ndërtuar një bazë më e fortë për një administratë efikase dhe të përkushtuar ndaj qytetarëve. Ai theksoi se fuqizimi i administratës fillon nga brenda dhe është kyçi për një shërbim publik më cilësor.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull