Lideri suprem i Iranit: Izraeli do të përballet me ndëshkim të ashpër – i përgatiti vetes fat të dhimbshëm

1 Min. Leximi

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar se Izraeli do të përballet me një “ndëshkim të ashpër” për sulmet e së premtes.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA, Khamenei konfirmoi se një numër komandantësh dhe shkencëtarësh janë vrarë gjatë sulmeve që Izraeli ka deklaruar se kishin në shënjestër objektiva bërthamore.

- Advertisement -

“Regjimi izraelit ka kryer një krim në agim. Ky regjim duhet të presë një ndëshkim të ashpër”.

“Gjatë sulmeve të armikut, një numër komandantësh dhe shkencëtarësh u vranë. Pasardhësit dhe kolegët e tyre do të vazhdojnë menjëherë detyrat e tyre, me ndihmën e Zotit, pa asnjë ndërprerje”, tha Khamenei, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai paralajmëroi Izraelin se me sulmin e së premtes, i ka “përgatitur vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm – dhe me siguri do ta marrë atë”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull