Sinner i “pamëshirshëm” ndaj Gjokoviqit, siguron finalen e Roland Garrosit

1 Min. Leximi

Tenisti italian Jannik Sinner ka siguruar një fitore të madhe në gjysmëfinalen e Roland Garrosit, duke mposhtur legjendën serbe Novak Gjokoviq me rezultat të pastër 3:0 në sete.

Ndeshja, që zgjati mbi tre orë, përfundoi me shifrat 6:4, 7:5 dhe 7:6 në favor të italianit, i cili konfirmon edhe njëherë statusin e tij si numri një në renditjen botërore.

- Advertisement -

Me këtë triumf, Sinner e regjistroi fitoren e pestë radhazi ndaj Gjokoviqit, duke dëshmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon këtë sezon.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull