Deputetja e VLEN-it, Imërlije Saliu i ka parashtruar disa pyetje publike BDI-së mbi kontributin e tyre për çështje të rëndësishme kombëtare gjatë pushtetit të tyre 22-vjear.
Statusi i Saliut në Facebook:

Pyes opozitën: Pse sot reagoni, kur më në fund po zgjidhet një çështje që për dekada u neglizhua? Ku ishit këto 22 vite për t’i zgjidhur të gjitha çështjet që VLEN po u jep epilog? Ku ishit kur kandidatët shqiptarë nuk kishin mundësi zgjedhjeje përveçse ta jepnin provimin në gjuhën maqedonase?
A nuk ishte gjuha shqipe prioritet për ju gjatë qeverisjes suaj, apo komoditeti politik kishte më shumë rëndësi sesa kërkesat dhe të drejtat e qytetarëve?
Me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, për herë të parë pas 22 vitesh, u mundësohet kandidatëve shqiptarë që provimin ta japin në gjuhën shqipe.
Ftoj opozitën, si shqiptare ashtu edhe maqedonase: lini mënjanë kapriçot dhe tekat politike, hajdeni bashkërisht ta mbështesim ligjin dhe ta shohim së bashku në praktikë në cilën gjuhë do ta japin provimin 200 kandidatët shqiptarë të cilët plotësojnë kushtet dhe JU u’a pamundesoni ti nënshtrohen provimit në shqip!