Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Ahmeti për gjykimin në Hagë: Padrejtësi ndaj UÇK-së, nisi me akuza të pabaza

Përditësimi i fundit: 2025/05/10 at 12:43 PM
Publikuar May 10, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, komentoi gjykimin në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke u shprehur se beson në pafajësinë e tyre dhe në një përfundim triumfal të procesit.

Ahmeti pohoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka respektuar konventat ndërkombëtare dhe se nisma e Gjykatës Speciale u bazua në akuza të pabaza.

- Reklamim -

“Mendoj që këtë proces duhet ta fitojnë njerëzit që nuk kanë asnjë faj. Kanë qenë çlirimtarë të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka respektuar të gjitha normat dhe konventat ndërkombëtare. Besoj që do të ketë një përfundim triumfalist nga pjesëtarët e UÇK-së në procesin gjyqësor në Hagë”, tha Ahmeti, një nga figurat e njohura të UÇK-së.

Ai procesin gjyqësor në Hagë e quan padrejtësi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Fillimi ka qenë aq i padrejtë. Një padrejtësi që i bëhet UCK-së me “Librin e verdhë”, “Shtëpinë e verdhë” nga deputeti zviceran, Dick Marti. Ishte një komprometim i madh, jo vetëm i Kosovës, por i tërë shqiptarëve. Pikërisht këtu është edhe nisma e Gjykatës Speciale, por tani pavarësisht se ngritën çështje të tjera, do të triumfojë e vërteta”, tha ai.
Ahmeti shtoi se ata që kanë dhënë për Kosovën janë të pazëvendësueshëm për të ardhmen e saj.

“Kosovës i duhet të gjithë njerëzit e vet. Kosovës i duhet të gjithë luftëtarët, aq më shumë ata që kanë luftuar për lirinë e vendit të vet dhe kanë dhënë shumë për Kosovën”, tha për EO, Ahmeti.

Tash e katër vjet e gjysmë, ish-drejtuesit e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ndodhen në paraburgim në Hagë, ku po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

TOP Lajmet

Azizi: Me VLEN-in drejt fitores së dinjitetit shqiptar
Lajme Politikë
Transformimi i zyrave të Librave Amë, Fazliu: Premtimi po bëhet realitet
Lajme
VMRO: Nuk e mbështesim ligjin për të prekurit nga Koçani për shkak të hipokrizisë së LSDM- dhe Filipçes
Lajme
Filipçe jemi dakorduar për një takim me Taravarin
Lajme
Hakan Fidan: “Më helmuan!”
Bota dhe Rajoni
VLEN: Pastruam rrugët, tani radhen e kanë fosilet e pushtetit lokal!
Lajme
3shi.net 10 Maj, 2025 May 10, 2025
Artikulli i mëparshëm Kurti: Duam qeveri normale, jo tranzicionale
Artikulli tjetër Autoritetet e Gazës: 65 mijë fëmijë përballen me vdekjen nga politika izraelite e urisë

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Fetai: VLEN ka bërë shumë punë në ditët e para të Qeverisë

    3shi.net September 17, 2024
    “BalancER”-i: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të dëmtojë maqedonasit nëpër komunat me shumicë shqiptare!
    Krasniqi pret në zyrë Ahmetin: Ritheksuam përkushtimin tonë për avancimin e integrimit evropian
    VLEN: Pas 23 vitesh stagnim, decentralizimi po realizohet
    Maqedonia e Veriut, vendi i pestë në Evropë për ikjen e kuadrit të arsimuar
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmePolitikë

    Taravari: Më mirë të dalim në opozitë!

    May 10, 2025
    LajmePolitikë

    Azizi: Me VLEN-in drejt fitores së dinjitetit shqiptar

    May 10, 2025
    Lajme

    Transformimi i zyrave të Librave Amë, Fazliu: Premtimi po bëhet realitet

    May 10, 2025
    LajmePolitikë

    Toshkovski mbi hetimin rreth Koçanit: Dëshmitarët tani po merren në pyetje

    May 10, 2025
    LajmePolitikë

    Shkupi i bashkohet thirrjes së BE-së për armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë

    May 10, 2025
    Bota dhe RajoniLajme

    Kurti: Duam qeveri normale, jo tranzicionale

    May 10, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?