Qeveria e vendosi gurthemelin e autostradës Tetovë – Gostivar, ndërsa LSDM e akuzon OBRM-PDUKM-në për hipokrizi.
Nga opozitarja thonë se ky projekt ka qenë i LSDM-së, të cilin OBRM-PDUKM e ka quajtur “krim historik”, duke shtuar se projektimi, miratimi i projektit të infrastrukturës dhe sigurimi i një plani financiar për këtë aks prej 17 kilometrash, filloi pikërisht gjatë kohës së qeverisë së mëparshme të LSDM-së.
“Pikërisht projektin e ‘Behtel dhe Enka’ të cilin ata me muaj e kanë denigruar, bllokuar dhe e kanë quajtur ‘krim historik’, sot po e promovojnë me krenari. Nëse është ‘krim historik’, a don të thotë kjo se OBRM-PDUKM po hynë në krim.
Një gjë është e qartë, hipokrizia e OBRM-PDUKM –së nuk ka kufij, por të paktën është mirë që po vazhdon realizimi i një projekti startegjik të LSDM-së”, thonë nga LSDM.