Në periudhën mesjetare nuk ekzistonte asgjë që kishte lidhje me fjalën “Viking”. Fjala ‘Viking’ duket se ka hyrë në anglishten moderne në fillim të shekullit të 19-të, kur letërsia mesjetare islandeze kishte filluar të përkthehej në gjuhët kryesore europiane.
Akademikët bien dakord se fjala ‘viking’ ishte një përshkrim i punës dhe jo një përkatësi etnike. Në Islandë përkufizonte çdo pirat, pavarësisht se nga vinin, kur, ose çfarë gjuhe flisnin; ata mund të jenë estonezë ose saracenë, për shembull.
Vlen gjithashtu të përmendet se pothuajse kurrë nuk përdoret për të përshkruar njerëzit që ne sot i quajmë ‘vikingë’. Shumë nga burrat e etiketuar ‘vikingë’ në librat shkollorë dhe historitë popullore ishin luftëtarë të udhëhequr nga mbretër në ekspedita ushtarake me objektiva të qarta politike, të tilla si Ushtria e Madhe Pagane që luftoi kundër Alfredit të Madh.
Fillimisht u përdor në mesjetë, por nga vitet 1860 filloi të përdorej për të përshkruar të gjithë luftëtarët e mesjetës së hershme nga Skandinavia. Zhvillimi përfundimtar, ‘etnizimi’ i fjalës që lejon përdorimin e termave të tillë si ‘fermat vikinge’, ‘qytetet viking’ dhe ‘gratë dhe fëmijë viking’, ka filluar të përdoret që nga Lufta e Dytë Botërore.
Koncepti rreth ‘Vikingëve’ shtrembëron seriozisht kuptimin tonë të historisë europiane.
Murgjit e ishullit të vogël Lindisfarn, i quajtur edhe i Shenjti, afër bregut të Northumberlandit në Angli, po merreshin me punët e tyre, pa ditur gjë për anijet elegante e të ulëta që po afroheshin me të shpejtë duke çarë dallgët.
Anijet mbërritën në breg dhe disa burra mjekroshë me pamje të egër u turrën drejt manastirit. Sulmuan murgjit dhe bënë një masakër të madhe. Grabitësit plaçkitën arin, argjendin, xhevahirët dhe pasuri të tjera të manastirit. Pastaj u drejtuan sërish për nga Deti i Veriut dhe u zhdukën.
Plaçkitësit qenë vikingë dhe grabitjet e tyre brutale të befasishme tërhoqën vëmendjen e Europës dhe shënuan fillimin e epokës vikinge.
Kush ishin vikingët?
Përse u shfaqën befas në faqet e historisë si nga hiçi, ruajtën famën për tre shekuj dhe pastaj, me sa duket, u zhdukën?
Paraardhësit e vikingëve ishin popuj gjermanë që, rreth 2000 vjet para epokës vikinge, nisën të shpërngulen nga Europa Veriperëndimore në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi, pra, në Skandinavi.Ashtu si stërgjyshët e tyre, vikingët ishin bujq, madje edhe ata që merrnin pjesë në grabitje. Në pjesët më të ftohta të Skandinavisë ishin më të varur nga gjuetia, nga peshkimi dhe nga gjuetia e balenave.
Në veprën The Oxford Illustrated History of the Vikings thuhet: “Shumica e brezave të parë të vikingëve nuk kërkonin tokë, por pasuri.” Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për mbretërit dhe prijësit, të cilët kishin nevojë për të ardhura të mira që të mbanin pushtetin. Vikingë të tjerë mund të jenë larguar nga Skandinavia për t’u shpëtuar luftërave lokale.
Një faktor tjetër mund të ketë qenë fakti që për burrat e kamur vikingë ishte e zakonshme të kishin më shumë se një grua. Si rezultat, kishin shumë fëmijë. Vikingët kishin mjetin e duhur për të bërë grabitje të befasishme: anijen vikinge.
Historianët e cilësojnë anijen vikinge si një nga arritjet më të shkëlqyera teknologjike të Mesjetës së hershme. Me një thellësi lundrimi të vogël dhe të fuqizuara nga velat ose nga rremat, këto anije elegante i bënë vikingët padronë të çdo deti, liqeni dhe lumi deri atje ku mund të arrinin.
Disa historianë thonë se epoka vikinge nisi në mesin e shekullit të tetë, para grabitjes që bënë vikingët në Lindisfarn. Sido që të jetë, grabitja e Lindisfarnit ndihmoi në suksesin e vikingëve. Nga Anglia kthyen në Irlandë, duke vënë edhe njëherë në shënjestër manastiret plot thesare. Me anijet të mbushura me plaçka dhe me skllevër, vikingët ktheheshin në vendin e tyre për të kaluar dimrin.
Por në vitin 840 të e.s., e thyen traditën dhe shkuan në vendet që plaçkitën. Pas pak kohe vikingët e Danimarkës dhe ata të Norvegjisë mbërritën në ishujt britanikë jo më si grupe plaçkitësish, por si ushtri me flota të vogla. Disa nga anijet mund të kenë qenë 30 metra të gjata dhe mund të kenë mbartur deri në 100 luftëtarë. Gjatë viteve që pasuan vikingët nënshtruan Anglinë Verilindore, një zonë e cila u bë e njohur me emrin Deinlo, që në anglisht ka kuptimin ‘ligji danez’, pasi atje mbizotëronte kultura dhe ligji danez.
Megjithatë, në jug të Anglisë, në Uesiks, mbreti sakson Alfred dhe pasuesit e tij i zmbrapsën vikingët. Por më vonë, pas një beteje të madhe në Ashington më 1016 dhe vdekjes së mëvonshme të mbretit Edmund të Uesiksit gjatë po atij viti, udhëheqësi viking Kanuti—i cili pohonte se ishte i krishterë—u bë mbreti i vetëm i Anglisë.
Në vitin 799 të e.s., vikingët danezë nisën të grabitnin zonën që asokohe quhej Frizí—rajoni bregdetar i Euopës që shtrihet pak a shumë nga Danimarka deri në Holandë. Më pas shkuan në Luara e Sena dhe grabitën qytete e fshatra në zemër të Europës. Më 845 të e.s., vikingët plaçkitën madje edhe Parisin. M
Vikingët shkuan edhe për në Spanjë e Portugali, ku, me sa dihet, grabitjen e parë e bënë në vitin 844 të e.s. Plaçkitën disa qytete të vogla dhe, madje, pushtuan përkohësisht Seviljen.
Vikingët e Norvegjisë u përqendruan në shumë nga ishujt e largët. Ata pushtuan, për shembull, ishujt Orkade dhe Shetlande në shekullin e tetë dhe ishujt Farer, Hebride e Irlandën Lindore në shekullin e nëntë. Vikingët, madje, kolonizuan Islandën. Atje vendosën Altingun, trupin parlamentar.
Ata nuk ishin barbarë që shkatërronin qyteterimet. Ka të ngjarë që shumica e skandinavëve të jetonin në Danimarkë në këtë periudhë. Norvegjia, fjordet perëndimore të së cilës ofrojnë një sfond stereotip për ‘Vikingët’.
Në fund të shekullit të tetë dhe në shekullin e nëntë, kronikat irlandeze, angleze dhe francezë në përgjithësi u referohen agresorëve skandinavë si ‘paganë’. Dy ose tre shekujt e mëparshëm kishin dëshmuar atë që dukej të ishte rritja e pandalshme e të ashtuquajturit krishterim, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim. Kjo ishte interpretuar si pjesë e planit të Perëndisë dhe përmbysja e tij e dukshme shkaktoi habi mes shkrimtarëve.
Siç shkroi Alcuin i Jorkut: “Kurrë më parë nuk është shfaqur një tmerr i tillë në Britani siç kemi vuajtur tani nga një popull pagan, dhe as nuk mendohej se mund të bëhej një depërtim i tillë nga deti”.
Sulmi në Lindisfarne shpesh paraqitet si një bastisje, por në fakt forca që e ekzekutoi mbeti në Northumbria gjatë dimrit dhe u mund në një betejë në fushë vitin e ardhshëm, disa nga anijet e tyre u shkatërruan nga një stuhi, raporton abcnews.al.
Sipas burimeve ka pasur një ndërveprim diplomatik dhe ushtarak midis frankëve dhe mbretërve danezë nga sulmet në det, mbi të cilat këta të fundit kishin pak ose aspak kontroll. Burimet bashkëkohore pushojnë së cilësuari sulmuesit si ‘paganë’ dhe tentojnë të emërojnë udhëheqës dhe t’u referohen ushtrive sipas vendbanimit të tyre, qoftë Anglia Lindore apo Dublini.
Rreth vitit 903 mbreti i tyre, Eohric, u vra. Paraardhësit e këtij grupi kishin ardhur në Britani nga Skandinavia në vitin 865 dhe ata ishin vendosur në Anglinë Lindore për më shumë se 20 vite, kështu që ka të ngjarë që Eohriku dhe shumica e luftëtarëve të tij të kenë lindur dhe rritur në Angli si të krishterë.
Dinastia ‘Viking’ që sundoi Dublinin dhe kontestoi sundimin e Northumbria me pasardhësit e Alfredit në shekullin e dhjetë, e kishte prejardhjen nga burra që ishin larguar nga Skandinavia në mesin e shekullit të nëntë. Nga ana e nënës, shumica prej tyre ndoshta kishin paraardhës vendas. Ata kishin shumë pak të përbashkëta në sjellje, gjenetikë ose sisteme besimi me sulmuesit e viteve 790. Në të vërtetë, një nga mbretërit e tyre më të mëdhenj, Óláfr Cúarán, i cili ndonjëherë kishte qenë mbret në Northumbria si dhe në Dublin, u tërhoq në manastirin e Ionës në vitin 980.
Të paktën një nga mbesat e tij ishte murgeshë.
Fundi i epokës vikinge
Në fund të epokës së tyre, vikingët kishin krijuar një sërë shtetesh të reja politike, mbi të cilat sundonin dinasti skandinave. Por ata nuk mbetën të huaj për shumë kohë, sepse me kalimin e kohës mjaft vikingë përvetësuan kulturat e reja, madje edhe në aspektin fetar. Për shembull, prijësi viking Rolo, i cili pushtoi atë pjesë të territorit në brigjet e Francës që është quajtur Normandi (që do të thotë “Toka e vikingëve” ose e normanëve), u kthye në katolik. Një nga pasardhësit e tij ishte Uilliami, duka i Normandisë. Pas betejës së Hastingsit më 1066, që vuri kundër njëri-tjetrit pasardhësit e vikingëve të Normandisë dhe ata të vikingëve të Anglisë, fitimtari, duka Uilliam, u kurorëzua mbret i Anglisë.
Uilliami bllokoi menjëherë çfarëdo ndikimi të mëtejshëm skandinav në Angli dhe nisi një epokë të re feudale që përfshinte sisteme mesjetare franceze qeverisjeje, pronësinë e tokës dhe ekonominë. Prandaj, “nëse duhet zgjedhur një datë që shënon fundin e Epokës Vikinge, — thuhet në librin The Vikings, nga Elsa Rosdal, — ajo duhet të jetë viti 1066″. Shekulli i 11-të pa, gjithashtu, transformimin e mbretërive fillestare vikinge të Skandinavisë në shtete të pavarura.
Tre shekujt e historisë së vikingëve janë të mbushura me ngjarje. Gjithsesi, imazhi i vikingëve si asgjë tjetër veçse barbarë plaçkitës nuk është një imazh i duhur për ta. Ata treguan, gjithashtu, se ishin njerëz që përshtateshin, duke kolonizuar me kalimin e kohës vende të largëta e, madje, duke e bërë të tyren kulturën vendase. Si bujq ata zunë rrënjë në vendbanime të përhershme dhe si sundimtarë u ulën në frone të huaja.
Po, vikingët treguan se ishin zotër jo vetëm të lundrimit e të shpatës, por edhe të plugut e të politikës.
Ajo që zakonisht shihet si faza e fundit e ‘Epokës së Vikingëve’, nga vitet 990 deri në vitet 1070, pa marrëdhënie ushtarake dhe diplomatike midis mbretërve të krishterë në Perëndim dhe në Skandinavi.
Harald Hardrada, i quajtur shpesh “i fundit i vikingëve”, ishte vëllai i një shenjtori dhe kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Bizant. Pushtimi i tij i Anglisë në 1066 ishte një veprim politik në të cilin ai u mbështet nga fraksionet brenda mbretërisë që po pushtonte.
Bastisjet sporadike detare në Britani dhe Irlandë nga grupe të vogla vazhduan edhe përgjatë shekullit të 12-të. Fjala viking, është ndoshta karakteristikë e kësaj periudhe të mëvonshme sesa ajo që mund ta konsiderojmë si ‘Epoka e Vikingëve’. Këta e kishin origjinën nga diaspora skandinave në ishujt skocezë.
Hebrideasit, madje edhe orkadianët, si famëkeqi Sveinn Ásleifarson, rrënuan brigjet e Irlandës dhe Britaninë perëndimore për një shekull pas Pushtimit Norman; ishte vetëm pushtimi anglez i Irlandës që i dha fund.
Konstrukti i ‘Vikingëve’ përfshin dallimin midis piratëve të shekullit të tetë dhe të 12-të. Mbretërit e shekullit të dhjetë me bazë në Dublin dhe sundimtarët e krishterë si Cnut, të cilët të gjithë jetonin në shoqëri shumë të ndryshme, kishin sisteme të ndryshme besimi dhe objektiva politike dhe ekonomike.
Secili prej këtyre konteksteve duhet të trajtohet sipas kushteve të veta dhe jo brenda një konstrukti të shekullit të 19-të që është më shumë se një aluzion racist. Ka ardhur koha që historianët dhe akademikët, të mos i mendojnë më vikingët si të rrezikshëm, pasi vikingët nuk kanë ekzistuar kurrë.