Kreu i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka shpërthyer me një status të gjatë dhe simbolik në rrjetet sociale, duke komentuar zhvillimet e fundit politike dhe vendimin e fundit të ASH-së për të dalë me listë të veçant për këshilltarët komunal në zgjedhjet lokale.
“Mund të thuash “po shkojmë me lista të ndara, sepse kështu maksimalizohet vota”,
Mund të thuash se “do të shkojmë në zgjedhje vetë”,
Mund të thuash se “jemi të hapur për bashkëpunim edhe me VLEN-in edhe me partitë e tjera”,
Mund të thuash se “këtë e bëj për popullin dhe në emër të popullit”,
Mund të thuash se “me Ali Ahmetin kam biseduar në telefon vetëm 40 minuta për, fjala bie, Mesharin e Gjon Buzukut të MarLin Barletit”,
Mund të thuash se “më erdhi keq se Ali Ahmeti ishte i shqetësuar për tema si ‘Soravia’ dhe lista e zezë Nongrata’”,
Mund të thuash se “do të takohem me Ali Ahmetin për të biseduar se a ishin shqiptarët më të degraduar më 2012 kur gratë shqiptare tërhiqeshin zvarrë apo sot kur kufiri Kosovë-RMV është bërë i pavërejtshëm”,
Dhe, mund t’i thuash vetes se “njerëzit po më besojnë”,
Ama, në krejt këto fjali vetëm një lexim është i saktë – “e bëra këtë jo se nuk e desha e VLEN-in, porse këtë ma kërkoi Ali Ahmeti dhe BDI-ja”, ka shkruar Ibrahimi./Zyrtare.net/