Shkup, 13 janar – Procedurat vazhdojnë dhe për to do të diskutohet në organet e partisë, me rëndësi është që të zgjidhet kandidati më i mirë për president, të zgjidhen kandidatët më të mirë për deputetë, ata që do ta kërkojnë besimin e qytetarëve, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në intervistën për Zërin e Amerikës.
Spasovski shton se bëhet fjalë për dy koncepte të kundërta me opozitën, por thekson se ai vetë fuqishëm do të luftojë për konceptin proevropian.
“Të ketë një perspektivë të qartë për qytetarët, pritshmëri të qarta për qytetarët se çfarë është ajo që mund të ndodhë kundrejt konceptit që përfaqëson opozita, ku nuk e dini nëse duan të ecim përpara drejt Bashkimit Evropian apo do të kthehemi prapa në kohën e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së etj”, thekson Spasovski.