Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Selai shoqëruar nga deputetja Ilire Dauti sot në Tiranë janë pritur në takim nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.
‘’Rroli i shqiptarëve në Ballkan është kyç për progresin e rajonit, andaj bashkëveprimi me shtetin amë mbetet jetik, është shprehur Ziadin Sela gjatë bisedës me Presidentin Begaj’’, ka shkruar Ziadin Sela në Profiline tij në Facebook pas takimit me Presidentin begaj
‘’Bashkë me Sekretaren e Përgjithshme të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, sot në Tiranë takuam Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj.
Biseduam për shqetësimet e përbashkëta, për situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe zvhillimet politike në vendet tona, në rajon dhe më gjërë.
Kujdesi dhe interesimi i Presidentit Begaj dhe shtetit shqiptar, për shqiptarët në RMV është një mbështetje e fuqishme dhe një motiv i fuqishëm për ne të vazhdojmë të punojmë në ruajtjen e arritjeve të deritanishme, kapërcimin e sfidave dhe të përparojmë edhe më tej.
Roli i shqiptarëve në Ballkan është kyç për stabilitetin dhe progresin e rajonit, andaj bashkëveprimi ynë me shtetin amë dhe faktorin politik në trojet tona është jetik’’, ka shkruar Ziadin Sela.