Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në konferencën për media, tha se ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi është ende në stacion policor.
“Është caktuar ditën e djeshme që duhet të jetë i ndaluar në stacionin policor. Por pavarësisht kësaj mendojmë se nuk është koha për politikë, po flasim për llogaridhënie, ne sot kemi nxjerr fakte dhe kemi treguar saktësisht se kujt është kjo përgjegjësi. Askush nuk duhet ta shfrytëzoj këtë tragjedi për përfitime politike apo të manipulojë me emocionet e qytetarëve për të liruar dikë nga përgjegjësia”, deklaroi Ademi.
Ademi tha se dokumentet dhe provat po i mbledhin dhe do t’i dërgojnë tek prokuroria, mediumet dhe mbarë opinioni.

