Deputetja e koalicionit VLEN nga radhët e Alternativës, ImërlijeSaliu, në intervistë për Alsat tha se janë duke punuar vazhdimisht që çështjet shqiptare e në veçanti ajo e gjuhës të avancohen edhe më shumë.
“Ne si koalicion VLEN jemi dhe vazhdojmë të punojmë në avancimin e gjuhës shqipe dhe në këtë drejtim një nga temat dhe çështjet kryesore është 20%, zgjidhja e përhershme e gjuhës dhe çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, ne garantojmë që po punojmë të mbrojmë dhe avancojmë edhe më lartë gjuhën shqipe”, tha deputetja e koalicionit VLEN, ImërlijeSaliu.
Ajo shtoi se nuk duhet që opinionit t’i servohen gjëra të pasakta, rastin konkret e përmend deputetja seancën e 10 dhjetorit që nuk ndodhi asgjë përkundur faktit që pati paralajmërime se do të dëmtohet gjuha shqipe por nuk ndodhi sipas Saliu,
“Ne nuk mund të flasim sot se çfarë mund të ndodhë pas një muaji por jemi të përgatitur dhe duke punuar vazhdimisht për avancimin e çështjeve të shqiptarëve në këtë vend”, përfundoi deputetja Saliu.
Saliu: Ligji për Përfaqësim të drejt dhe adekuat në fazën finale
Deputetja e koalicionit VLEN nga radhët e Alternativës, ImërlijeSaliu, në intervistë për Alsat tha se si koalicion VLEN nuk kanë dëmtuar asgjë përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e vendit, çështja e balancuesit ishte e qartë se keqpërdorej si mekanizëm.
“Ne nuk kemi dëmtuar asgjë përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e vendit, balancuesi ishte mekanizim funksional derisa u kuptua që keqpërdorej masivisht. Ne propozuam Ligjin për Përfaqësim të drejt dhe adekuat, ky Ligj është në fazën e fundit, dhe ky Ligj do të niset në Komisionin e Venecias dhe nga atje do të kalojë në Kuvend që të jetë para nesh si deputet”, tha deputetja e koalicionit VLEN, ImërlijeSaliu.
Ajo shtoi tutje që BDI punët që nuk i ka bërë me dekada ndaj VLEN-it po ushtrohet trysni që t’i bëjmë për shtatë muaj qeverisje.
“Ne si VLEN ndodhemi përballë gjithë atyre vështirësive që BDI për dekada qeverisje nuk bëri asgjë ndërkaq ndaj nesh ka presion të hatashëm që gjithë ato gjëra t’i bëjmë për shtatë muaj”, përfundoi deputetja Saliu.
Saliu: në këtë fazë do të ketë punësime masive për shqiptarët
Deputetja e koalicionit VLEN nga radhët e Alternativës, ImërlijeSaliu, në intervistë për Alsat tha se kjo është faza kur do të fillojnë me punësimin e një numri të madh të shqiptarëve, dhe sipas Saliu çështja e punësimeve në baza etnike është çështje e definuar me marrëveshje politike.
“Ne dihet që po qeverisim duke marrë për bazë një marrëveshje politike si partner koalicioni. Prandaj, faza në vijim do të jetë koha kur do të punësohen numër i madh i shqiptarëve mbi parimin e meritokracisë. Ne si VLEN mbajmë llogari për çdo proces që po zhvillohet në vend”, tha deputetja e koalicionit VLEN, ImërlijeSaliu.
Ajo shtoi tutje se edhe në mungesë të Ligjit adekuat VLEN nuk do të qëndrojë duarkryq.
“Ne jemi të vetëdijshëm dhe nuk nënkupton se në mungesë të Ligjit adekuat ne do të qëndrojmë duarkryq dhe se punët të shkojnë sido, përkundrazi ne kemi marrëveshje politike përmes të cilës kujdesemi për punësim në gjitha institucionet e vendit”, përfundoi deputetja Saliu.
Saliu: Ligji për “branitellat” pa UÇK-në brenda do të mbetet i bllokuar
Deputetja e koalicionit VLEN nga radhët e Alternativës, ImërlijeSaliu, në intervistë për Alsat tha se Ligji për branitellat nuk do të mund të kalojë nëse brenda këtij ligji ose paralelisht nuk përfshihen edhe ushtarët e UÇK-së.
“Ne nuk do të lejojmë që ky Ligj të kalojë pa përfshirjen e ushtarëve të UÇK-së. Ky është qëndrimi i koalicionit VLEN. Në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale aty ku jam edhe unë anëtare por edhe kolegët e mi kemi vendosur këtë qëndrim dhe do të vazhdojmë me të njëjtin avaz”, tha deputetja e koalicionit VLEN, ImërlijeSaliu.