Shqiptari nga Çairi u bë ministër në Siri.
Abu Qatada Albani udhëhoqi për shumë vite grupin xhihadist “Xhemati Alban”, i cili përbëhet kryesisht nga shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, dhe sot ndodhet në qeverinë siriane dhe nën sanksionet e SHBA-së për terrorizëm, mëson “Informer.rs”.
Është shqiptar i lindur në Shkup, në lagjen Çair, më 25 shtator 1976, me emrin Abdul Jashari. Albani ishte më parë një lider i Frontit Al-Nusra, gjë që bëri që ai të futej në listën e zezë nga Departamenti Amerikan i Thesarit në vitin 2016 dhe të akuzohej për terrorizëm, shkruan Telma