Deputetja e VLEN-it, Imërlije Saliu ka bërë një sqarim të hollësishëm për shtesat arsimore dhe cilave kategori iu takojnë të njejtat, ku përfshihet arsimi fillor dhe i mesëm.
Statusi i plotë i deputetes Saliu:
Cilës kategori i takojnë shtesat arsimore?
Të drejta për shtesë për arsim ka çdo familje që ka fëmijë që ndjek shkollim të rregullt në arsimin fillor ose të mesëm në shkolla të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të verifikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe të regjistruara në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në regjistrin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të cilat kanë të ardhura mesatare mujore nga të gjitha burimet të realizuara nga të gjithë anëtarët e familjes në tre muajt e fundit para dorëzimit të kërkesës dhe gjatë periudhës së shfrytëzimit të së drejtës që janë deri në kufirin e pranueshëm për të drejtat për shtesë për arsim, i cili është vendosur në 6800 denarë, dhe që rritet për çdo anëtar të familjes për një koeficient nga shkalla ekuivalente, dhe maksimalisht për tetë anëtarë të familjes.
• SHKALLA EKUIVALENTE rritet edhe më tej për 1,2 për prindin e vetëm. Për shembull, për një familje me tre anëtarë, të ardhurat mesatare mujore nga të gjitha burimet të realizuara nga të gjithë anëtarët e familjes në tre muajt e fundit para dorëzimit të kërkesës dhe gjatë shfrytëzimit të së drejtës nuk duhet të kalojnë shumën prej 12,920 denarë, për një familje me katër anëtarë 15,640 denarë, për një familje me pesë anëtarë 17,000 denarë, për një familje me gjashtë anëtarë 17,680 denarë, për një familje me shtatë anëtarë 18,360 denarë, dhe për një familje me tetë anëtarë 19,040 denarë.
Në rastin e një familje me tre anëtarë dhe një prind të vetëm, kufiri për akses është 21,080 denarë, ndërsa për një familje me pesë anëtarë dhe një prind të vetëm, kufiri për akses është 25,160 denarë.
Për të ardhurat e të gjithë anëtarëve të familjes konsiderohen:
• Të ardhura nga puna;
• Pensioni i fituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
• Të ardhura nga aktiviteti i pavarur;
• Të ardhura nga të drejtat autorale dhe të drejtat e ngjashme;
• Të ardhura nga shitja e produkteve bujqësore të pronës së vet;
• Të ardhura nga të drejtat e pronës industriale;
• Të ardhura nga qiraja dhe nënqiraja;
• Të ardhura nga kapitali;
• Fitime kapitale;
• Fitime nga lojëra fati;
• Të ardhura nga sigurimi;
• Të ardhura të tjera;
• Të drejta për siguri sociale për personat e moshuar;
• Dëmshpërblim për shkak të papunësisë;
• Invaliditeti ushtarak;
• Invaliditeti civil;
• Mbështetje ligjore;
• Shtesë për fëmijën;
• Mbështetje financiare nga fusha e bujqësisë dhe zhvillimit rural;
• Dëmshpërblim i përhershëm;
• Dëmshpërblim për pagë për kohë të shkurtuar pune;
• Shtesë për arsim për personin që deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prindër dhe kujdes prindëror.
Kërkesat bëhen çdo vit shkollor, duke filluar nga muaji shtator.
Deputetja Imërlije Saliu sqaron se cilës kategori i takojnë shtesat arsimore
