Lëvizja Vetëvendosje të martën ka mbajtur tubim zgjedhor në komunën e Podujevës, ku shumë simpatizantë të kësaj partie ishin mbledhur në sheshin e këtij qyteti për të dëgjuar programin e kësaj partie.
Kandidati për kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti, iu drejtua qytetarëve të Podujevës, duke thënë se kësaj radhe do të thyhet përsëri rekordi i votimit të Lëvizjes Vetëvendosje më 9 shkurt, duke theksuar se katër ditët e mbetura janë vendimtare për më shumë se vetëm katër vitet e ardhshme, sepse më 9 shkurt vendoset gjykimi popullor për rrugën e drejtë, të mirë e të mbarë që kemi ndjekur deri tani dhe po ashtu na jepet leja demokratike për katër vjetët e ardhshëm për edhe më shumë punë të mira e të mbara për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës cep më cep shoqërisë e territorit tonë.