Është arrestuar Rade Trajkovski – Shtekli, i cili dyshohet për tregti me drogë.
Ai ka udhëhequr grupin e mbi dhjetëra anëtarëve të cilët merreshin me mjete narkotike.
MPB dhe Byroja për siguri publike janë në kërkim të arrestimit të gjithë grupit të tij.
Shtekli, siç bëjnë të ditura burimet e njëjta është arrestuar teksa përpiqej të arratiset, në afërsi të një hoteli në rrethinë të Gjevgjelisë.
Në lidhje me këtë aksion, një polici i është konfiskuar celulari pasi dyshohet se ka dhënë informacione që lidhet me grupet “Baron”, “Bellanoca”, “Gërçec” dhe Shteklin.
Ai ka qenë i përfshirë edhe në disa përleshje mes narko-grupeve në Shkup dhe ndaj tij disa herë u bë atentat.
Ky aksion i MPB-së vjen pas shkatërrimit të grupit të Haraçinës – Bellanoca.