Gashi dhe Ibrahimi vizitë në objektin e gjimnazit “Sami Frashëri” që po ndërtohet në Kumanovë
Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi së bashku me liderin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, kanë vizituar vizituar punimet e ndërtimit të gjimnazit në Kumanovë.
Postimi i Gashit:
Së bashku me kryetarin e Alternativës, mikun tim Zeqirija Ibrahimi, kisha kënaqësinë të vizitoj nga afër punimet për ndërtimin e shkollës së mesme Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë.
Ky është një projekt që nxënësit dhe qytetarët e Kumanovës e kanë pritur për dekada, ndërsa tani po realizohet falë angazhimit serioz për përmirësimin e kushteve të arsimit dhe ndarjes së fundit buxhetore prej 118 milion denarësh. E urova drejtorin e shkollës, z. Nagri Rexhepin, ndërsa përgëzova të gjithë aktorët që janë meritorë për ta bërë realitet këtë investim esencial për nxënësit e Kumanovës dhe zhvillimin e arsimit.