Ministri për Çështje Evropiane edhe sot ka vazhduar takimet me përfaqësues të lartë të institucioneve turke.
Siç njoftohet, Murtezani është takuar me Abdulla Eren, kryetar i Kryesisë së Turqve jashtë dhe vendeve të ngjashme.
“Në kuadër të vizitës sime në Ankara, u takova me Abdullah Eren, Kryetar i kryesisë së Turqve jashtë dhe vendeve të ngjashme. Diskutuam për nismat me interes të përbashkët dhe mënyrat për të shkëmbyer përvojat”, ka shkruar ministri Murtezani.