Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka zhvilluar takim me strukturat partiake në Komunën e Sarajit.
“Në Dërvenin e rezistencës dhe të ndryshimit, sot u takuam në Komunën e Sarajit me aktivin dhe strukturat e partisë. Me moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet,” u paraqitëm para strukturave duke dhënë llogaridhënie, duke treguar transparencë në çdo proces dhe duke riafirmuar përkushtimin tonë për ndryshimin e madh që kemi premtuar”, ka njoftuar Ibrahimi.
Ai ka shtuar se kanë bizeduar për situatën aktuale politike, sfidat dhe kritikat eventuale, duke besuar se vetëm përmes një dialogu të hapur mund të ndërtohet një perspektivë më e mirë për qytetarët!